Korçë, intensifikohet zjarri në masivin pyjor të Bodes. Prefekti Jole kërkon ndihmën e ushtrisë

korce intensifikohet zjarri ne masivin pyjor te bodes prefekti jole kerkon ndihmen e ushtrise
korce intensifikohet zjarri ne masivin pyjor te bodes prefekti jole kerkon ndihmen e ushtrise

Zjarri në zonën pyjore Bode (pjesa kufitare e territorit te bashkise Maliq dhe Korçe), orët e fundit ka rritur intensitetin për shkak të erës së fortë pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e tij.

Prefekti i Korçëa Nertil Jole ishte në terren për të parë nga afër situatën dhe bën të ditur se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca nga Njësisë Administrative Lozhan dhe vullnetarë, forca nga shërbimi pyjor, nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë, shërbimi pyjor Korçë, MZSH Devoll, MZSH Pustec, MZSH Pogradec, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë, etj.

[embedded content]

[embedded content]

Prefekti Jole kërkoi mbështetje edhe nga forca të ushtrisë në zonën e vatrës, ku do të koordinohet përpjekja për të penguar përhapjen e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co