Zjarret masive në Maliq, kryebashkiaku: Mund të kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri! Ja çfarë mund t’i ketë shkaktuar flakët

zjarret masive ne maliq kryebashkiaku mund te kemi nevoje per nderhyrje nga ajri ja cfare mund ti kete shkaktuar flaket
zjarret masive ne maliq kryebashkiaku mund te kemi nevoje per nderhyrje nga ajri ja cfare mund ti kete shkaktuar flaket





































Zjarri në zonën pyjore Bode, ka rritur intensitetin orët e fundit pasi është favorizuar nga era, pavarësisht rritjes së përpjekjeve për ta izoluar.

Kryebashkiaku thotë se mund të jetë djegur deri në 100 ha sipërfaqe toke, ndërsa tregon se në flakët e zjarrit forcat e zjarrit nuk mund të ndërhyjnë dot, por vetëm të shmangin përhapjen e tyre.

Ai po ashtu flet edhe për shkakun e mundshëm që mund ta ketë krijuar zjarri, që dyshohet të ketë qenë shkëndija e një rrufeje pak ditë më parë.

Gëzim Topçiu:  Nuk mund të japim një sipërfaqe të saktë. Mund të jenë 50, 60 deri në 100 ha pyll, shkurre, zonë e dëmtuar.

Të shpresojmë që të minimizohet sa më shumë dhe me ndërhyrjen e forcave të shumta që janë nga gjithë qarku i Korçës, është ushtria, policia Shërbimi Zjarrfikës, që dua t’i falenderoj.

Edhe pse flakët e zjarrit janë shumë të mëdha nuk mund të ndërhyjmë dot, vetëm t’i kufizojmë në zona të veçanta. Po presim që të ulet edhe intensiteti i erës që e përhap në zona të ndryshme. Jemi këtu të gjithë shpresojmë ta izolojnë edhe pse në çdo rast mund të kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri. Nuk mund ta them nëse është zjarr vënie e qëllimshme, mund të jetë edhe aksidentale.

Nga banorë dhe ata që janë në këtë zonë pretendohet që para 4-5 ditësh kur ka rënë shi, mund të ketë pasur edhe një shkëndijë rrufeje e cila mund ta ketë shkaktuar zjarrin që mund të ketë marrë në trungjet e pishave të vjetra dhe nuk i është dhënë rëndësia e duhur.

Para 4-5 ditësh kanë ndërhyrë forcat tona zjarrfikëse, e kanë eliminuar e kanë mbajtur nën kontroll, dita e sotme është për të ardhur keq e cila na ka vënë para faktit të kryer në një situatë shumë të vështirë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co