Digjet automjeti në aksin Sarandë-Livadhja, dyshimet e para

digjet automjeti ne aksin sarande livadhja dyshimet e para
digjet automjeti ne aksin sarande livadhja dyshimet e para

Një automjet është djegur në aksin rrugor Sarandë – Livadhja.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë fshatit Fanar, bashkia Finiq.

Nga flakët është përfshirë automjeti tip “Mercedes – Benz” me targa AB 876 AC. Ngjarja dyshohet aksidentale.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Finiqit dhe atyre të Sarandës kanë bërë që zjarri të mos përhapej më tej. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co