“Fle me 4 arkivole”, gruaja rrëfen jetën mes dhunës dhe kamerave në banesë: S’e kam tradhtuar!

fle me 4 arkivole gruaja rrefen jeten mes dhunes dhe kamerave ne banese se kam tradhtuar
fle me 4 arkivole gruaja rrefen jeten mes dhunes dhe kamerave ne banese se kam tradhtuar

Në emisionin “Me Zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, sot është publikuar intervista ekskluzive e 32-vjeçares në Tiranë, e cila u mbajt e burgosur në shtëpi nga bashkëshorti, ndërkohë që monitorohej gjatë të gjithë kohës me kamera.

Ajo ka folur edhe në lidhje me deklaratën e mëparshme ku tha se kamerat i kishte vendosur vetë. 32- vjeçarja tha se një deklaratë të tillë e ka bërë në përpjekje për të mos e zmadhuar ngjarjen. Gruaja tregon se bashkëshorti i kërcënonte me jetën e vajzave dhe e akuzonte për tradhti duke përdorur foto të marra nga interneti, ku shfaqeshin vajza që përngjanin me të.

“Unë flija me 4 goca, nuk kisha pse të fusja burra brenga. Isha duke bërë një byrek dhe vajzat po luanin. Si ka mundësi që jetoni në familje kolektive kur ju Ashtu mendoi vjehrra. Se ngaqë ishin kamerat. Në gusht u vendosën kamerat. Nuk isha aty. Doja ta mbuloja burrin, dhe thashë; që i kam vendosur vetë. S’e dija se ccfarë kishte deklaruar vjehrra.”, tha ajo.

Sa ka qenë ora kur ndodhi ngjarja?
Ishte 7 e gjysmë e mëngjesit. Po bëja byrek. Ai thoshte; je duke fjetur me 4 arkivola për vajzat. Atij i ndodhi diçka në Gjermani dhe nuk ishte normal. Gjente foto të vajzave me kurriz dhe thoshte; gjeje me kë je. Unë kur kam dalë, dilja me gocat, jo vetëm. U ngrit për të më goditur se më tha që dil bashkë me 4 vajzat. Ai i merrte leket dhe i zhdukte. Unë i falënderoj prindërit e mi dhe ata më mbështesin. Por unë nuk dua që të iki veti i 5 te ata, s’dua t’i bëhen barrë. Të katërt djemtë kanë hyrë në burg për dhunë në familje. Pse s’thoshte vjehrra ato që e kam ndihmuar, e kam larë si fëmijë. Se u rrëzua në autobus dhe u vra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →