Kosova

Konjufca uron Spiropalin: Kosova e Shqipëria janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë

konjufca uron spiropalin kosova e shqiperia jane prane njera tjetres ne cdo rrethane
konjufca uron spiropalin kosova e shqiperia jane prane njera tjetres ne cdo rrethane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Elisa Spiropalin me rastin e zgjedhjes si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se mezi pret që të nisin punën e përbashkët me homologen për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

“Urimet e mia znj. Elisa Spiropali për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. mezi pres që të nisim punën e përbashkët për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes kuvendeve tona, duke i shërbyer interesit të përbashkët të shteteve tona, të qytetarëve tanë dhe popullit tonë”.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë natyrshëm janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë, duke përfshirë edhe atë politike. Është detyra jonë si politikanë dhe krerë institucionesh që ta vijojmë punën tonë dhe të institucioneve tona në nivel të kësaj natyrshmërie. Jam i bindur se në këto parime do ta kemi të drejtuar bashkëpunimin tonë me znj. Spiropali, si krerë të institucioneve legjislative dhe të gjithë punën që ndërlidhet me këto institucione. Punë të mbarë e suksese sa më të mëdha për znj. Elisa Spiropali në këtë detyrë të re e të rëndësishme në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Konjufca.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts