Bota Sport

Simone Biles dhe gjimnastet amerikane fitojnë medalje të artë në Olimpike

simone biles dhe gjimnastet amerikane fitojne medalje te arte ne olimpike
simone biles dhe gjimnastet amerikane fitojne medalje te arte ne olimpike

Gjimnastja amerikane Simone Biles arriti sërish në krye të klasifikimit në Lojërat Olimpike. Aftësitë e saj të pazakonta fuqizuan më tej ekipin e gjimnasteve amerikane gjatë finaleve në Arenën Bercy mbrëmjen e së martës. Rezultati i ekipit amerikan, 171.296, ishte qartazi më i lartë se ai i Italisë dhe Brazilit dhe konfirmoi një renditje nga më të lartat në këtë sport për gjimnasten Biles.

Ndër spektatorët në stadium radhiteshin emra të njohur si lojtarja e tenisit Serena Williams, aktorja Natalie Portman dhe bashkëshorti i gjimnastes Biles, lojtari i futbollit amerikan Jonathan Owens, i ekipit “Chicago Bears” në kampionatin NFL.

Biles ishte tërhequr nga konkurimi tre vite më parë, me qëllimin për të mbrojtur veten – një vendim ky që transformoi diskursin për shëndetin mendor në sporte. Tashmë zonja Biles arrin një total mahnitës prej 38 medaljesh të fituara në konkurimet kryesore ndërkombëtare. Ekipi italian, që u renditën në mënyrë të papritur të dytët pas ekipit amerikan, fituan kështu medaljen e tyre të parë olimpike që nga viti 1928, duke i zënë vendin Brazilit që mori medaljen e bronztë për herë të parë në këtë sport./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts