Bota

Kërkoi lirimin me kusht pas gati 14 muajsh në qeli, Fredi Beleri në Gjykatën e Fierit! Pamjet e eurodeputetit pas kafazit prej xhami

kerkoi lirimin me kusht pas gati 14 muajsh ne qeli fredi beleri ne gjykaten e fierit pamjet e eurodeputetit pas kafazit prej xhami





































Fredi Beleri është paraqitur në Gjykatën e Fierit, ku togat e zeza do të marrin vendim lidhur me kërkesën e tij për t’u liruar me kusht.

fredi beleri1

Eurodeputeti ka mbërritur në ambientet e gjykatës mëngjesin e sotëm me pranga në duar.

fredi beleri12

Seanca e datës 29 Korrik u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit. Fredi Beleri u përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi.

Kujtojmë që Fredi Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.

Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Ndërkohë Fredi Beleri ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij janë rrëzuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts