Shqiperia

Burra që dhunojnë gratë, dy të arrestuar në Durrës

burra qe dhunojne grate dy te arrestuar ne durres
burra qe dhunojne grate dy te arrestuar ne durres

Dy burra kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për dhunë ndaj bashkëshortet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasit me inicialet G. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe V. P., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin R. Rr., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasit:

G. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

V. P., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sektori i Policisë Rrugore ndaloi shtetasin në kërkim S. F., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts