Anita Jella dhe Bledar Maksuti do të jenë dy prokurorët e rinj që do t’i shtohen Prokurorisë së Posaçme. Të tetë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme, votuan pro emërimit të Jellës dhe Maksutit.
Dy prokurorët e rinj do të ushtrojnë detyrën për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.
Përzgjedhja e Jellës dhe Maksutit vjen pas verifikimit që Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës ka bërë dhe ka dorëzuar në raportin final pranë KLP.
Ky komision që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH ka vlerësuar se Jella dhe Maksuti i plotësojnë kushtet për të ushtruar detyrën si prokuror pranë SPAK.
Ata kanë kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës dhe nuk rëndon ndonjë pengesë ligjore për të penguar ngritjen e tyre në detyrë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co