Bota

“Më ofroi 30 mijë euro”- Dënohet me burg Gjergj Cukali, ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave për shpërthimin me eksploziv ndaj biznesmenit në Kamëz! Si u “tradhtua” nga atentatori

me ofroi 30 mije euro denohet me burg gjergj cukali ja sa vite do te qendroje pas hekurave per shperthimin me eksploziv ndaj biznesmenit ne kamez si u tradhtua n





































GJKKO ka dënuar me 25 vite qëndrim pas hekurave Gjergj Cukalin, i akuzuar për shpërthimin me eksploziv ndaj biznesmenit Altin Xhuxha alias Gjon Mena në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt 2021.

Gjergj Cukali

Gjergj Cukani është dënuar me 25 vite burg për akuzat: vrasje në tentativë ndaj Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë është kërkuar që i “forti” i “Myslym Shyrit” të dënohet 25 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Artion Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatërrim prone me eksploziv në formën e grupit të strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë Enver Jamaku është dënuar nga GJKKO me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saraçit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet, që u arrestuan në kuadër të operacionit “Kompleksi”, ku u zbuluan 18 baza armatimi në Tiranë.

“Gjergj Cukali më thirri, më ofroi 30 mijë euro për atentatin”

Gjergj Cukali u tradhtua nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, i cili vendosi të hedhë dritë mbi atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit, i cili arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan Enver Jamaku, me statusin e të penduarit, kushëriri i tij Ermond Jamaku dhe Gjergj Cukali, që akuzohet se ka porositur atentatin.

Nga të dhënat hetimore ka rezultuar se mina nuk është vendosur poshtë automjetit, por në një kuti plastike pranë gomës së parë nga ana e shoferit dhe kjo ka qenë arsyeja që Gjon Mena i ka shpëtuar vdekjes.

Në dëshminë e tij, Enver Jamaku pretendon që në dhjetor të vitit 2020, Gjergj Cukali i ka kërkuar dhe e ka porositur që për një shumë 30 mijë euro ai duhet të vinte në automjetin e Gjon Menës minën me telekomandë. Ai ka pranuar dhe ka kërkuar ndihmën e kushëririt të tij, Ermondit. Në fshatin Ferraj, një kamerë sigurie ka fiksuar një automjet “Ford Fiesta” që Jamaku do e përdorte për të vëzhguar lëvizjet e shënjestrës së atentatit.

Nga ky automjet është gjetur pronari i automjetit, i cili ka thënë se e kishte lënë në një servis për ta shitur dhe më pas pronari i servisit e kishte kontaktuar për ta shitur. Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, Jamaku thotë se Cukali e ka kërcënuar se nuk e ka çuar deri në fund punën dhe nuk i ka dhënë 30 mijë euro po 3 mijë. Jamaku thotë se ia ka dhënë paratë kushëririt të tij Ermond Jamakut, të cilit i kishte premtuar 5 mijë euro.

Enver Jamaku ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të japë emrin e porositësit. Cukali nuk konsiderohet si personi që ka interes të drejtpërdrejt për vrasjen e Gjon Menës, sepse nuk rezulton të ketë njohje të mëparshme apo shkak që ta vriste.

Por, Prokuroria dhe Policia ka dyshime se Cukali është paguar persona të tjerë për të eliminuar Gjon Menën dhe më pas ka kontaktuar kushërinjtë Jamaku për të realizuar atentatin që dështoi.

DESHMIA E TE PENDUARIT ENVER JAMAKU

Nga materiali hetimor ka rezultuar se, nisur nga rrethanat, shërbimet e Policisë kanë realizuar identifikimin e shtetasit Enver Jamaku, banor i fshatit Zall Bastar, i cili është shoqëruar më pas është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në praninë e detyrueshme të një avokati mbrojtës.

Nga pyetja e shtetasit nën hetim, Enver Jamaku, ka rezultuar se ai është personi, i cili ka marrë përsipër dhe ka realizuar vendosjen e eksplozivit në makinën fuoristradë “BMVV X5”. Sipas deklaruesit, mund të ketë rreth 5 vite, nga koha kur është njohur me shtetasin Gjergj Cukali që e njeh edhe me emrin “Lashi”. Rrethanat e njohjes me këtë shtetas kanë qenë krejt rastësore, kur ai ka blerë një makinë të markës “Audi A3”, ngjyrë të bardhë. Kontaktin e ka krijuar nëpërmjet numrit të telefonit që kishte lënë tek makina, te “Medreseja”.

Ka komunikuar me këtë numër telefoni dhe personi i është prezantuar si shtetasi Gjergj Cukali, të cilin e ka njohur edhe nga lajmet e ndryshme në televizor. Kanë bërë pazar dhe ka blerë makinën me çmimin 2800 euro, për të cilën ka bërë një kontratë noteriale. Makinën më pas e ka regjistruar në emrin e tij, të cilën pas rreth 5 muajsh e ka shitur përsëri. Pas kësaj njohje nuk ka kontaktuar prej shumë kohësh me shtetasin Gjergj Cukali.

Përpara rreth 3 muajsh, në rrugën “Hoxha Tahsin”, ka qenë duke ecur në këmbë kur e ka përshëndetur nga një makinë “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë, autoveturë, shtetasi Gjergi Cukali. Shtetasi Gjergj Cukali e ka thirrur “o Velo”.

Ka kthyer kokën dhe ka parë se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bërë me dorë që do të kthehej. Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen përse Gjergji e ka thirrur në këtë emër. Pas rreth një jave, një shtetas i ka shkruar në aplikacionin “Whatsapp” me një numër të panjohur. Ai i ka shkruar se ku ndodhej dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar “Unë Velo, unë”.

Në këto momente është kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur “Velo” në rrugë një javë më parë. Gjergji i ka shkruar ku i ka kërkuar që donte ta takonte. Kjo ka ndodhur para fundit të muajit dhjetor të vitit 2020. Sipas deklaruesit, i ka thënë se ishte në shtëpi, ku rrinte me qira te “Xhamia Xhura”. Me Gjergjin është takuar në rrugë, përpara Xhamisë, rreth orës 18:00-19:00 minuta, në trotuar. Gjergji ka shkuar me një automjet foristradë “Range Rover”, ngjyrë e bardhë. Gjergji ishte dhe me një person tjetër në makinë, në vendin e parë dhe vetë zbriti nga vendi i shoferit.

Gjergji i ka thënë nëse kishte nevoje për punë, ku deklaruesi i është përgjigjur se nuk donte që të ngatërrohej me punët e tij, duke pasur parasysh se e kishte parë në televizor Gjergj Cukalin, që kishte probleme me drejtësinë. Gjergji e ka garantuar se nuk do kishte asnjë problem, vetëm se duhej të vendoste një minë, poshtë makinës së një personi dhe këtë do e bënte në Kamzë, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thënë se po ta bënte këtë punë do t’i jepte një shume prej 30 mijë eurosh. Sipas deklaruesit, duke qenë se ishte i papunë, por dhe me shtëpi me qira, me dëshirën për të blerë një shtëpi, ka pranuar.

Sipas deklaruesit, i ka thënë Gjergjit që të shkonin të shikonin vendin dhe personin kujt do t’ia vinte minën. Gjatë bisedës, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen përse donte qe t’i vinte eksplozivin. Gjergji ka rënë dakord dhe i ka thënë se do t’i bënte telefon dhe do të shkonin bashkë për të parë vendin dhe personin. Pas rreth 3 ose 4 ditësh para Vitit të Ri, Gjergji e ka telefonuar në aplikacionin “Whatsapp”, pasdite.

Ai thotë se Gjergj Cukali e mori në automjetin e tij dhe shkuan pranë banesës së shënjestrës së atentatit.

“Pashë që ishte një djalë rreth 35-40 vjeç. Ishte rreth 185 cm i gjatë dhe kishte flokë të rëna dhe kishte karakteristike mjekrën e dalë. Për këtë arsye vendosa të kërkoja ndihmën e kushëririt tim, Ermondit, për ta finalizuar me sukses punën. Nëpërmjet rrjeteve sociale gjeta një automjet dhe e bleva për 800 mijë lekë të vjetra, në zonën e Kasharit dhe më pas kam lidhur një kontratë te noteri në zonën e Astirit. Këtë automjet do e përdorja për të vëzhguar lëvizjet e shënjestrës së atentatit dhe më pas do e shisja. Do e mbaja deri sa të kryeja atentatin dhe më pas do e dërgoja në zonën e Brarit.

Fillimisht nuk arritëm ta vinim minën me celular, disa herë i kërkova Ermondit të shkonte atje. Ai shkoi rreth 7-8 herë gjatë ditës, por nuk arriti ta vinte sepse kishte lëvizje dhe mund të pikasej nga kamerat e sigurisë. Në një moment Gjergj Cukali më telefoni dhe më kërcënoi. Më tha që nëse nuk e vendos brenda natës së sotme do t’i kesh punët keq. Për këtë arsye, duke qenë se janë në fuqi dhe rregullat e karantinës, vendosëm të kalonim në periferi të Tiranës, në rrugë dytësore, të pashtruara që të mbërrinim tek banesa e Menës. Kur mbërritëm atje, kemi qëndruar nga ora 12 e natës deri në orën 5 të mëngjesit. Ermondi shkoi dhe e vuri minën me celular dhe në momentin që do lëvizte shënjestra duhet ta shpërthenim, që Mena të ndërronte jetë.

Në momentin që ai doli dhe makina po lëvizte, unë i kam rënë ziles së celularit që më kishte dorëzuar Gjergj Cukali dhe pamë që po dilte tym dhe u ndje shpërthimi. Më pas jemi larguar dhe kemi shkuar në periferi të Tiranës ku do të linim automjetin”, ka deklaruar Enver Jamaku.

*******

Dëshmia e të penduarit Enver Jamaku çoi në pranga disa persona dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë.

Jamaku tregoi se si i ishin premtuar shuma të konsiderueshme parash në rast se do te ekzekutonte Domart Konjarin.

Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfeksion, duke u vendosur dy mina me telekomandë në makinë, por pati një ngatërresë. Në makinën e blinduar që shpërtheu, nuk ndodhej Konjari, por burri i motrës së tij, Artion Bylyku, i cili fatmirësisht i shpëtoi atentatit.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për 9 personat e prangosur në kuadër të operacionit “Kompleksi”, ku u zbuluan 18 baza armatimi në Tiranë. Në burg janë lënë Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.

DESHMIA E TE PENDUARIT ENVER JAMAKU

Nga materiali hetimor ka rezultuar, në shpjegimet e tij, shtetasi Enver Jamaku deklaron se shtetasit Admir Kuçuku (me pseudonimin Ad Bomi), Akil Kulla, Klodian Kulla, Dorian Kalo, Sokol Xhura, Algert Hysa, Dervish Hasi, Ervin Kalaja (i cili është i arrestuar për një vepër tjetër penale), Mentor Doda (Tori i Rremës), Eugert Manushi, Artur Muhedini, Enes Hasi, Petrit Shera, Ilir Hyka, disponojnë (i kanë, i blejnë, ose i marrin nga uzina e riparimit të armëve ushtarake) armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat i modifikojnë, duke i riparuar dhe ndërruar pjesët e tyre.

Këto armë më pas i sheshin me porosi tek individë dhe anëtarë të grupeve kriminale, që i përdorin më pas për kryerjen e krimeve kundër jetës. Shtetasi Enver Jamaku shpjegon se ka bashkëpunuar me këta persona në kryerjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Gjithashtu, në shpjegimet e tij ka dhënë detaje dhe rrethana të ngjarjes ku në vitin 2017, Sokol Xhura ka pasur një konflikt për pronat me shtetasin Edmond Saraçi, i cili kishte avokat shtetasin Paulin Papleka. Referuar thënieve të tij, ka dyshime se Sokoli ka kërkuar kryerjen e ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri pistoletë automjeti i avokatit Paulin Papleka, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Freskut, në Tiranë.

Referuar shpjegimeve të tij, kjo ngjarje është kryer nga shtetasi nën hetim Enver Jamaku. Më pas kjo armë zjarri e përdorur në ngjarjen e avokatit, bashkë me sende të tjera të kundërligjshme, me porosi të shtetasit Sokol Xhura, i janë vendosur në banesë nga personat nën hetim Enver Jamaku dhe Ermind Jamaku, shtetasit Edmond Saraçi.

Për këtë ngjarje, shtetasi Edmond Saraçi është arrestuar nga Policia Gjyqësore, pasi personat që kanë porositur vendosjen e sendeve të kundërligjshme kanë njoftuar Policinë.

Shtetasi Enver Jamaku në shpjegimet e tij ka deklaruar se ai dhe shtetasi Ermond Jamaku janë personat, të cilët kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive në automjetin e shtetasin Artion Bylyku, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në muajin tetor 2019. Në vitin 2019, është porositur nga shtetasi Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris (Bledi) Deda, për kryerjen e vrasjes së shtetasit Domart Konjari.

Për kryerjen e kësaj ngjarjeje, këta tre shtetas i kanë gjetur dhe vënë në dispozicion personave nën hetim Enver e Ermond Jamaku automjetet për mbajtjen nën vëzhgim të viktimës dhe dy mina me lëndë eksplozive të lidhura e komanduara me pulte komandimi në distancë.

Ata i kanë premtuar se do t’i jepnin shuma të konsiderueshme parash në këmbim të kryerjes së vrasjes së shtetasit Domart Konjari.

Gjithashtu i kanë dhënë në njohje, duke i treguar personit nën hetim Enver Jamaku, fotografinë e shtetasit Domart Konjari, automjetin që përdor, një “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë, me targa të huaja, me numra 111 (sa mbajnë mend personat nën hetim). Ata i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Domart Konjari dhe një ditë para ngjarjes e kanë njoftuar personin nën hetim, Enver Jamaku, se automjeti i viktimës është i parkuar në rrugën “Ramazan Bogdani”, pikërisht në vendin ku ka ndodhur dhe shpërthimi.

Për këtë ngjarje, më datë 18.10.2019 është vendosur dhe shpërthyer në distancë automjeti “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë, me targë KSBX 111, e shtetasit Artion Bylyku, i cili është i martuar me motrën e Domart Konjarit. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal nr.8200 të vitit 2019, fashikull i cili për kompetencë lëndore është bërë pjesë e procedimit penal nr.52, të vitit 2021.

Shtetasi Enver Jamaku ka marrë pjesë dhe ka bashkëpunuar me shtetasit e sipërcituar dhe ka dijeni për vendet, ambientet e përshtatura dhe adresat që përdoren për magazinimin, modifikimin e shitjen e armëve të zjarrit dhe municionit nga këta persona. Shtetasi Enver Jamaku ka shpjeguar se ka dijeni për garazhin ku ndodhet automjeti “Volkswagen Cady” dhe sende të tjera, që është përdorur në vendosjen e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasit Artion Bylyku.

Automjeti është përdorur nga Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku në këtë ngjarje kriminale dhe është dërguar dhe mbyllur nga Enveri në garazh.

Shkelja e afateve, si u lirua Domart Konjari nga Gjykata

Një ditë pas ekzekutimit mafioz të Devi Kasmit, në janar të vitit 2018, Policia e Tiranës shpalli në kërkim policor një person që ishte në kërkuar. Bëhej fjalë për Domart Konjari, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia.

E megjithëse në arrati dhe i konsideruar si një prej personave me rrezikshmëri të lartë, Konjari u kthye në qendër të vëmendjes, si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Emri i Konjarit, si i person i dyshuar për atentatin te Pediatria përmendej në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikuar nëse kishte rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes.

Më pas, Policia tha se zbardhi vrasjen e Devi Kasmit dhe arrestoi disa persona, mes tyre edhe një shtetas grek, i cili aktualisht ndodhet në qeli, i dyshuar si ekzekutor. Megjithatë për Konjarin nuk u tha më se çfarë roli kishte pasur në atë krim.

Domart Konjari u arrestua fillimisht më 6 nëntor të vitit 2015, në Kapshticë, pasi për të kishte një urdhër arrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet franceze, si i përfshirë në një organizatë kriminale që trafikonte drogë. Masa e sigurisë ndaj tij u dha fillimisht nga Gjykata e Korçës, e cila e la në burg, por më pas shpalli moskompetencë, duke e transferuar çështjen te Gjykata e Krimeve të Rënda.

Konjari qëndroi në burg deri më 14 mars të vitit 2016, kur Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” ndaj tij. Kjo u bë nën argumentimin ligjor se masat e sigurisë, të vendosura nga gjykatat që kanë shpallur moskompetencë i humbasin efektet pas 10 ditëve.

Dhe për Konjarin, nuk u dha asnjë masë nga Krimet e Rënda, duke bërë që të shkelen afatet ligjore. Shkelja e tyre çoi edhe në lirimin e Konjarit. Menjëherë pas lirimit, në mars 2016, Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila në maj e rrëzoi kërkesën, pa e marrë nën shqyrtim çështjen. Këto veprime i dhanë kohë Konjarit që të humbte gjurmët dhe prej asaj kohe, ai është në arrati.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts