Lifestyle Sport

Paris2024/ Fotoja mahnitëse e sërfistit brazilian Gabriel Medina bëhet virale

paris2024 fotoja mahnitese e serfistit brazilian gabriel medina behet virale
paris2024 fotoja mahnitese e serfistit brazilian gabriel medina behet virale

Fotografi francez Jerome Brouillet e dinte se kishte mundësinë të fotografonte një nga momentet më të veçanta – kur sërfisti brazilian Gabriel Medina kapi një nga dallgët më të mëdha, sipas BBC.

“Kushtet ishin perfekte, dallgët ishin më të larta se sa pritej”, tha Brouillet.

Por – ajo që Brouillet zbuloi kur kontrolloi aparatin e tij ishte përtej ëndrrave të tij më të çmendura.

Duke pritur në një varkë në Tahiti – ishulli më i madh në Polinezinë Franceze – Brouillet ishte përgatitur për momentin kur Medina fitoi rezultatin më të lartë në historinë e Lojërave Olimpike.

Medina doli nga dërrasa e sërfit, duke drejtuar gishtin në ajër për të festuar rezultatin e tij.

Në momentin e përsosur, Brouillet e fotografoi brazilianin në ajër – i cili dukej sikur qëndronte në tokë – ndërsa bordi imitonte qëndrimin e tij.

“Ai ishte në fund të valës dhe unë nuk mund ta shihja atë – dhe më pas ai u shfaq dhe unë shkrepa katër foto dhe njëra prej tyre ishte kjo”, tha Brouillet.

“Nuk ishte e vështirë për të bërë foton. Thjesht duhej të parashikoja momentin se kur Gabriel do të kapte valën”, shtoi ai.

“Unë mendoj se ai e dinte se ishte në një nga valët më të mëdha të ditës”, tha Brouillet.

Fotografia, e cila shkoi menjëherë te redaktorët e Brouillet, shpejt bëri jehonë në internet.

Brouillet, sidoqoftë, nuk ishte në dijeni se sa e njohur ishte fotografia e tij – deri në mometin që kontrolloi mediat e tij sociale.

“Sapo kontrollova telefonin tim në pushimin gjashtëminutësh pas shkrepjeve – pashë shumë njoftime në mediat sociale – dhe mendova se diçka po ndodhte me këtë foto”, tha ai.

Medina e postoi fotografinë në Instagram-in e tij – dhe ajo tashmë ka marrë më shumë se 3,8 milionë pëlqime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts