Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News24 e konsideroi lëvizjen e Taulant Ballës si ministër të Brendshëm më shumë si një lëvizje politike brenda Partisë Socialiste, se sa për shkak të mosarritjeve.
Çelmeta tha se gjatë kohës që Balla drejtoi Ministrinë e Brendshme kemi disa arritje, veçanërisht në fushën e ekstradimeve.
Çelmeta tha se Ervin Hoxhaj që u emërua ministër i ri i Brendshëm ka një staturë të ulët politike, megjithëse ka një eksperiencë si drejtor apo drejtues në disa institucione.
Gazetari tha se Taulant Balla rienergjizoi Policinë e Shtetit, ishte ndër ministrat që ishte më së shumti në terren.
[embedded content]
“Ka një meritë në rritjen e pagave për Policinë e Shtetit, megjithëse duhej të ishin rritur edhe më shumë. Kemi një rienergjizim të Policisë, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ishin në terren”, tha ai.
Çelmeta tha se ndoshta Kryeministri Edi Rama do të përdorë në terren Ballën për fushatë, mos harroni se është një nga deputetët më të votuar në zgjedhjet e kaluara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co