Sport

Barcelona pas pistës Cancelo, pretendimet e Manchester Cityt për kartonin

barcelona pas pistes cancelo pretendimet e manchester cityt per kartonin
barcelona pas pistes cancelo pretendimet e manchester cityt per kartonin

Barça këmbëngul për Joao Cancelo, i cili u rikthye te Manchester City pas huazimit të vitit të kaluar, por që mbeti ndër objektivat e klubit katalanas. Sipas Daily Star, katalanasit kanë paraqitur një ofertë duke përfshirë një tarifë huazimi prej 7 milion £ (9 milion €) dhe një detyrim për të blerë kartonin e tij, për një shifër që shkon rreth 18 milion £ (23 milion €), e cila do të hyjë në fuqi në fund të periudhës së huazimit.

Gjithsesi, skuadra angleze ka vendosur një çmim mjaft të lartë për Cancelo. Kushdo që dëshiron shërbimet e anësorit portugez, duhet të paguajë 30 milionë euro. Një shumë kjo që, gjigandi spanjoll absolutisht nuk mund ta paguajë tani në këto kushte.

Mbrojtësi portugez ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe për këtë arsye, kampionët e Anglinë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari, deri në momentin që paguhet vlera e portugezit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts