Princi William ia ndaloi Meghan-it të mbante bizhuteritë e Princeshës Diana

princi william ia ndaloi meghan it te mbante bizhuterite e princeshes diana
princi william ia ndaloi meghan it te mbante bizhuterite e princeshes diana

Princi William e ndaloi Meghan Markle të mbante bizhuteritë e Princeshës Diana në një përpjekje për të ngadalësuar integrimin e saj në familjen mbretërore britanike, sipas një libri të ri për jetën e Kate Middleton.

William thuhet se e mori vendimin teksa i kërkoi Princit Harry të ngadalësonte ecurinë e marrëdhënies së tij me Markle, pasi ata filluan të takoheshin në vitin 2016.

Megjithatë, duke ndjerë se zëri i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’u dëgjuar nga Duka i Sussex-it, mbreti i ardhshëm madje iu drejtua mbretëreshës së atëhershme Elizabeth II, për të siguruar që xhevahirët e Dianës të qëndronin larg Markle.

“William, ende i shqetësuar, kërkoi garanci nga mbretëresha se nusja e ardhshme e vëllait të tij nuk do të mbante asnjë bizhuteri nga koleksioni që i përkiste dikur Diana-s, Princeshës së Uellsit,” shkruan Robert Jobson në “Catherine, The Princess Of Wales”, sipas Daily Mail.

Detaje të tjera përfshijnë Middleton që e bëri Markle të qajë disa orë para dasmës së saj dhe pyetjet në lidhje me ngjyrën e lëkurës së Archie-t, djalit të parë të çiftit, për shkak të origjinës së përzier të Markle. Të gjitha këto bënë që aktorja 42-vjeçare të luftonte me depresionin dhe tensionet e shtuara në rivalitetin e gjatë vëllazëror midis Princit Harry dhe Princit William, i cili nuk është zbutur as 4 vite pas largimit të Harry-t nga Mbretëria e Bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →