Koreja e Jugut dhe SHBA-ja stërvitje ushtarake afër kufirit të Koresë së Veriut

koreja e jugut dhe shba ja stervitje ushtarake afer kufirit te korese se veriut
koreja e jugut dhe shba ja stervitje ushtarake afer kufirit te korese se veriut

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje ushtarake me municion të vërtetë në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria e Koresë së Jugut thuhet se stërvitja filloi javën e kaluar në qytetin Pocheon, 30 kilometra në jug nga zona ushtarake e çmilitarizuar që lidh Koretë me njëra-tjetrën. Stërvitja do të vazhdojë deri më 3 gusht.

Në stërvitjen për të cilën thuhet se janë përdorur municione të vërteta, bëhet e ditur se kanë marrë pjesë automjetet luftarake të këmbësorisë “Stryker” të ushtrisë së SHBA-së dhe toga e tankeve e Koresë së Jugut.

“Ky trajnim zhvillon aftësinë e ushtrisë për t‘u përshtatur me terrenin dhe kushtet e motit të Gadishullit Korean”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co