50-vjeçarja pretendon se mbijetoi për 40 ditë pa ushqim në pyll dhe se burri e la atje për të vdekur.
Autoritetet në shtetin indian të Maharashtra janë përballur me një rast të çuditshëm , pas zbulimit dhe shpëtimit të një gruaje 50-vjeçare amerikane në një pyll të zonës.
Sipas New York Post, 50-vjeçarja Lalita Kayi u gjet e lidhur me zinxhirë në një pemë nga një bari që dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë mbrëmjen e së shtunës.
Gruaja, siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga NDTV, ishte fare kockë dhe u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Goa për trajtim të specializuar.
Edhe pse ishte shumë e dobët për të folur, Kayi shkroi një shënim në anglisht duke thënë se kishte kaluar “40 ditë pa ushqim në pyll” pasi “burri e lidhi” në një pemë me një zinxhir hekuri.
Autoritetet lokale besojnë se gruaja – e cila shkruante në shënimin e saj se ishte trajtuar për “psikozë ekstreme” – vuan nga probleme psikologjike , raporton NDTV. Tek ajo u gjetën medikamente të lidhura me këto probleme.
Policia ka nisur hetimet për tentativën e mundshme të vrasjes nga bashkëshorti i 50-vjeçares, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në media. “Ne po përpiqemi të konstatojmë nëse pretendimi i gruas se ishte lidhur me zinxhir nga ish-bashkëshorti i saj ishte i vërtetë. Ne po verifikojmë çdo pretendim dhe informacion në shënimin që ajo shkroi, “i tha agjencisë inspektori i policisë Saurabh Agrawal.
Kur Kayi u gjet, ajo kishte një pasaportë amerikane në të – si dhe një vizë të skaduar që tregonte se ajo kishte jetuar në Indi për rreth 10 vjet. Është e paqartë se nga cili rajon i SHBA është.
Dokumentet e tjera të gjetura në zotërim tregojnë se ajo jetonte me burrin e saj në Tamil Nadu .
“Kur e zbuluam, ajo ishte e dehidratuar në mënyrë kritike. Duket se ajo ishte atje për të paktën 48 orë, megjithëse nuk mund të fliste me ne”, tha Amol Chavan, një inspektor në stacionin e policisë Sahwadwadi dhe pjesë e ekipit që e gjurmoi.
Policia u desh të priste pemën dhe të thyente drynin në zinxhirin me të cilin ishte lidhur gruaja, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co