Lifestyle

Darkë mbretërore dhe faturë e kripur! Zbulohet shifra e banketit të Francës për mbretin Charles

darke mbreterore dhe fature e kripur zbulohet shifra e banketit te frances per mbretin charles
darke mbreterore dhe fature e kripur zbulohet shifra e banketit te frances per mbretin charles

Një auditim shtetëror i shpenzimeve në Francë ka zbuluar së fundmi se një darkë aragostash për mbretin Charles III i ka kushtuar zyrës së presidentit francez €475,000.

Darkë mbretërore dhe faturë e kripur! Zbulohet shifra e banketit

Presidenti Emmanuel Macron kishte dashur me çdo kusht të impresiononte monarkun e ri në vizitën e tij të shtatorit, teksa të ftuarve iu servirën aragosta blu, gaforre dhe asortimente të ndryshme djathërash.

Por në raportin vjetor të llogarive presidenciale u zbulua së fundmi shuma absurde që supozohet të jetë shpenzuar, duke paralajmëruar se darkat qeveritare kishin kontribuar në deficitin prej €8.3 milionë në buxhetin e vendit.

Në të shtohej se pallati Elysée duhet të bënte “përpjekje të konsiderueshme për të rivendosur dhe ruajtur balancat financiare.

Paratë e darkës ishin shpenzuar të ndara në €165,000 për shërbimin ‘catering’, dhe €40,000 për pijet.

Në darkën e banketit ishin gjithashtu aktori amerikan Hugh Grant, trajneri futbollit Arsene Wenger dhe ish-muzikanti i Rolling Stone, Mick Jagger – të cilëve u ishte shërbyer aragosta blu dhe gaforre nga ferma Bresse si dhe pure ‘gratin’ kërpudhash.

Ndërsa mes djathërave më të famshëm ishin ai francez Comté dhe djathi blu britanik Stichelton.

Për ëmbëlsira atyre iu shërbyen ‘rose macaron’, me petale trëndafili, manaferra dhe fruta të tjera pylli.

Banketi ekstravagant në pallatin e Versajës ishte pjesë e qëndrimit treditor të mbretit Charles në Francë, ‘për forcimin e lidhjeve’ mes vendeve.

Në raport citohej gjithashtu një banket presidencial për kryeministrin indian në 2023 në pallatin e Louvre – që kishte kushtuar €412,000.

Zyra e auditit tha se prej shpenzimeve të tilla fatura vjetore ishte rritur me 14% nga një vit me parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts