Bota

FItoi zgjedhjet mes kontestimeve, Maduro sfidon Elon Musk në ndeshje, miliarderi pranon: Nëse fiton do të të dërgoj në Mars falas!

fitoi zgjedhjet mes kontestimeve maduro sfidon elon musk ne ndeshje miliarderi pranon nese fiton do te te dergoj ne mars falas
fitoi zgjedhjet mes kontestimeve maduro sfidon elon musk ne ndeshje miliarderi pranon nese fiton do te te dergoj ne mars falas

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, në mënyrë të çuditshme i ka shpallur luftë Elon Musk dhe e ka sfiduar atë në një ndeshje mundjeje pasi pretendoi se CEO i Tesla dhe SpaceX qëndron pas spekulimeve të përhapura se zgjedhjet e kësaj fundjave ishin të manipuluara.

Në një fjalim të gjatë të transmetuar dje në televizionin shtetëror, Maduro sulmoi manjatin e teknologjisë, duke pretenduar se platforma e tij e mediave sociale X po fabrikonte pretendime se zgjedhjet ishin vjedhur dhe duke e etiketuar atë një “armik të madh” të Venezuelës dhe një “përfaqësim të fashizmit” dhe “të djathtës ekstreme”.

“Mediat sociale krijojnë një realitet virtual dhe kush e kontrollon realitetin virtual? Armiku ynë i ri, i famshmi Elon Musk”, deklaroi Maduro, 61 vjeç. “Ai do të donte të pushtonte Venezuelën me raketat dhe ushtritë e tij”.

‘A doni të ndeshemi? Le ta bëjmë. Elon Musk, jam gati. Unë nuk kam frikë nga ju, Elon Musk. Ejani të luftojmë ku të doni”, përfundoi Maduro.

Musk, 53 vjeç, u përgjigj pas disa orësh përmes rrjetit të tij social X.

Në një postim ku shfaqej artikulli në të cilin Maduro sfidonte Musk në një “ndeshje”, ky i fundit u përgjigj duke shkruar thjesht “pranoj”.

Duke vijuar me postimet në X, Musk u shpreh se nëse ai do të fitojë ndaj Maduros ky i fundit duhet të japë dorëheqjen nga të qenit “diktator” i Venezuelës. Në rast të kundërt ai u shpreh se do t’i siguronte Maduros një fluturim falas në planetin Mars.

Musk ka publikuar një sërë postimesh në X duke pretenduar se kandidati i opozitës, Edmundo Gonzalez, fitoi zgjedhjet me një shumicë dërrmuese.

Ai ndau gjithashtu një postim nga liderja e opozitës Maria Corina Machado, së bashku me një poster të kërkuar të Maduros nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së lidhur me akuzat për narko-terrorizëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts