Shqiperia

Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Vota për opozitën, asnjë qindarkë për tunelin. Nuk do paguani vjedhjet e Ballukut

zgjedhjet ne himare berisha vota per opoziten asnje qindarke per tunelin nuk do paguani vjedhjet e ballukut
zgjedhjet ne himare berisha vota per opoziten asnje qindarke per tunelin nuk do paguani vjedhjet e ballukut

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës ku ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” i ka drejtuar një thirrje banorëve të Himarës që nv zgjedhjen e 4 gushtit të votojnë kandidatin e opozitës.

“Banorëve të Himarës, i ftoj në mençurinë e tyre të mos ia dorëzojnë Himarën kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës, Edi Ramës.

I sqaroj se është e vërtetë që unë, Sali Berisha, nuk do ndërtoja kurrë tunelin e Llogarasë sepse nuk ka zyrtar në botë që mund t’i lejojë vetes të investojë 45 mijë euro për një shtrat turistik.

Por nga ana tjetër, u them banorëve të Himarës se për çdo udhëtar, se për çdo turist, Himarën asgjë në mënyrë më madhështore nuk e paraqet se Qafa e Llogarasë që ky ia lidhi sytë me tunelin e Llogarasë.

[embedded content]

Himariote e himariotë, pas tunelit të Llogarasë fshihen interesa mafioze, me të cilat u vodhën 50 milionë euro nga mafia shtetërore shqiptare e Edi Ramës dhe ndërkombëtare.

Fshihen ata të cilët me baule i çuan Edi Ramës eurot për një tunel që unë e kisha refuzuar dhe do e refuzoja.

Por një gjë ta keni të qartë, vota për opozitën është votë për asnjë qindarkë për tunelin.

Nuk do paguani ju vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Nuk do paguani ju vjedhjen e tmerrshme ndërkombëtare në tunelin e Llogarasë.

Do e paguajë Edi Rama, Belinda Balluku, mafia ndërkombëtare”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts