Shqiperia

Arrestohet në Dubai Marklen Haka, kush është një prej të fortëve të Niklës që akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë të vëllezërve Bami

arrestohet ne dubai marklen haka kush eshte nje prej te forteve te nikles qe akuzohet per vrasjen e mbetur ne tentative te vellezerve bami
arrestohet ne dubai marklen haka kush eshte nje prej te forteve te nikles qe akuzohet per vrasjen e mbetur ne tentative te vellezerve bami

Marklen Haka, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është arrestuar në Dubai, raporton për Balkanweb gazetari Igli Celmeta.

Gazetari bën të ditur se Policisë së Shtetit i ka ardhur një informacion nga Dubai për ndalimin e një personi që dyshohet se është Marklen Haka.

“Policia i ka dërguar të dhënat homologëve në Dubai për të bërë krahasimet nëse është ai, apo tjetër person.

Marklen Haka është në kërkim për dosjen “Revanshi” nga SPAK dhe akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje”, bën të ditur gazetari Celmeta.

Kush është Marklen Haka

Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC zbulohet se pavarësisht miqësive që kishte me Valter dhe Durim Bamin, Marklen Haka furnizonte me informacione kundërshtarët e vëllezërve Bami, që kishin ti eleminonin këta të fundit.

SPAK e nis zbardhjen e kësaj ngjarje me komunikimin e Emijano Shullazit, i cili ndodhet në burg prej vitit 2016 me Marklen Hakën, një tjetër persoanzh i njohur në Nikël.

Në këtë rast, sipas prokurorisë, Shullazi ka rolin e sigurimit për informacionit mbi levizjen e Bamit duke i siguruar nga Haka.

“Vallahi sdi gjo o Merglen e ca s’bëjne, po bëse mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos jua kthe”- Emiljano Shullazi

Në një tjetër bisedë të vitit 2020, ata komunikojnë sërish ku Shullazi i shkruan.

“Ai Duri (Durim Bami) i kishte çu haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.”- Emiljano Shullazi

Në vazhdimësi të bisedës Marklen Haka jep informacion në lidhje me automjetet që leviz objektivi i tyre dhe mënjëherë pas kësaj Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën. Ai jep të dhëna mbi vendndodhjen e Bamit.

“Po më thotë tani që rrin tek Oxhaku shumë dhe del dhe pa blind,tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrinë. Rrin me çunin e xhajës së vet atë Koçin(Gentian Koçin) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë. Don terezi ai m.. se del një ditë dhe rrinë një javë pa dale,shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dalë më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash që e ke radhën ti.” -Emiljano Shullazi

Por informacionet e Emiljano Shullazit janë vetëm njëri opsion që Arbën Ndoka ka në dispozicion. Në një komunikim me Arian Turku ku flasin për lemimin e Durim Bamit me mundësin e nderrimit me një person tjetër.

I kanë pas lekë borxh Durit disa shkodranë në itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhënë lekët Durit. Tani kam vazhdu si me stil me I thanë, një fjalë sot,një fjalë mbas 3 ditësh. A po don me dhanë edhe Bardhokun paketë,të dy”- Arian Tuku

Në dosje është zbardhur një komunkim që Arben Ndoka ka pasur me një person që nuk është indetifikuar ku tregohen detaje mbi zhdukjen e Enver Stafukës në vitin 2015. Ndoka është i bindur se Bami është personi që i ka vrarë të vëllanë.

“Këto janë dora o vlla,gjithë ca thu ti. Kshu ja kanë ba edhe Milit këti. I kanë thënë bejmë be anëj,knej, e kur mori Stafukën (Enver Stafuka) peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, me e kput.”- Arben Ndoka

Në këtë dosje mës personazheve flitet edhe për një tejtër atentat të bujshëm , ekzekutimin e Edison Harizajt, në vitin 2018. Ai u vra në Durrës dhe nnjihej për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin. Ky i fundit flet me Satilno Basho dhe diskutojn ënë lidhje me persona të cilët mund të kënë marrë pjesë në ekzekutim.

Marklen Haka, i konsideruar si anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai i ka mbijetuar disa atentateve.

Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.

Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.

Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts