Një 90-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga tymi i zjarrit që ai vetë ndezi për të djegur mbeturinat në oborrin e shtëpisë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Peshtan Bregas, ndërsa viktimë mbeti shtetasi N. C..
Ky i fundit në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co