Barbara Matić ka fituar të mërkurën medaljen e parë të artë të Kroacisë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris. Xhudistja Matić mundi gjermanen Miriam Butkereit në finalen e 70 kg për femra për të “rrëmbyer” kështu një medalje historike.
Kjo ishte medalja e dytë e Kroacisë në Lojërat Olimpike pasi asaj që mori Miran Mariçiç.
Për 29-vjeçaren nga Spliti, Matić, kjo ishte një ditë mjaft pozitive, pasi së pari ajo mposhti Kim Polling të Italisë 10-0, përpara se të triumfonte ndaj Al Tsunoda Roustant nga Spanja me të njëjtin rezultat. Matić shkëlqeu në gjysmëfinale, duke “likuiduar” Sanne van Dijke nga Holanda 10-0.
Xhudistja është dy herë kampione e botës dhe në fillim të këtij viti ajo fitoi titullin evropian për herë të parë pasi fitoi katër herë medaljen e bronztë – 2014, 2017, 2019, 2023.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co