Bota

Hungaria merr presidencën e BE, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uron homologun në Budapest: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

hungaria merr presidencen e be kryetarja e kuvendit elisa spiropali uron homologun ne budapest besimplote se do te pershpejtohet anetaresimi i shqiperise





































Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë,  László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian.

spiropali

Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Kryetarja Spiropali shpreh besimin se

“Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive. Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave”, thuhet në letrën e kryetares së Kuvendit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts