Bota Kuriozitete

Media e Kosovës: Noizy dhunon personazhin e njohur të TikTok, përplasja e mes dy grupeve në klubin e natës! Detaje nga sherri

media e kosoves noizy dhunon personazhin e njohur te tiktok perplasja e mes dy grupeve ne klubin e nates detaje nga sherri





































Reperi i njohur Noizy raportohet se është përfshirë në një sherr me personazhin e TikTok, Medi Iseni.

noizy medi iseni

Sipas medias së Kosovës, Sinjali, reperi dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës.

Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts