Bota

“Mendoja se Kamala Harris ishte indiane, pastaj doli grua me ngjyrë”- Shtëpia e Bardhë pas komenteve të Trump: Janë fyese

mendoja se kamala harris ishte indiane pastaj doli grua me ngjyre shtepia e bardhe pas komenteve te trump jane fyese

“Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Në një moment ajo u bë grua me ngjyrë”, ka deklaruar Donald Trump.

kamala harris donald trump

Në një takim me National Association of Black Journalists, kandidati për Shtëpinë e Bardhë shtoi se: “Pra, nuk e di, a është ajo indiane, apo është me ngjyrë?”Unë kam qenë presidenti më i mirë për personat me ngjyrë që nga Abraham Lincoln”.

Pas komenteve të Trump për kandidaten demokrate ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila i ka konsideruar si “fyese”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre, deklaroi:  “Ajo është nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Ne duhet t’i japim pak respekt emrit të saj, pikë.”

Ndërkohë Kamala Harris u shpreh gjatë një tubimi të saj në Teksas se ishte e njëjta shfaqje e vjetër dhe se Amerika meriton më mirë.

“Donald Trump foli në takimin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve të Zi. Dhe ishte e njëjta shfaqje e vjetër, përçarja dhe mosrespektimi. Dhe më lejoni të them vetëm, populli amerikan meriton më mirë. Populli amerikan meriton një lider që thotë të vërtetën. Një lider që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim kur përballet me faktet. Ne meritojmë një udhëheqës që kupton se dallimet tona nuk na ndajnë, ato janë një burim thelbësor i forcës sonë”, është shprehur Kamala.

Në Hjuston, Harris u shfaq e shqetësuar dhe mbajti të shkurtra komentet e saj për deklaratat e kundërshtarit të saj në garë.

Lidhur me këtë deklaratë të Trump ka pasur edhe reagime të tjera, mes tyre dhe bashkëshorti i Harris.

Bashkëshorti i Harris, Doug Emhoff tha se komentet e Trump në Çikago pasqyronin “një version më të keq të një personi tashmë të tmerrshëm. Ai nuk duhet të jetë më pranë Shtëpisë së Bardhë.”

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts