Bota

Perëndimi dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit, marrëveshja do të përfshijë 24 të burgosur që mbahen…

perendimi dhe rusia shkembejne te burgosurit marreveshja do te perfshije 24 te burgosur qe mbahen
perendimi dhe rusia shkembejne te burgosurit marreveshja do te perfshije 24 te burgosur qe mbahen

Perëndimi dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve që po konsiderohet si më i madhi që nga Lufta e Ftohtë, raporton BBC të enjten.

Shkëmbimi do të përfshijë 24 të burgosur që mbahen në Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani dhe tri shtete perëndimore.

Reporteri i “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, do të jetë në mesin e të liruarve nga Rusia.

Gershkovich, veterani i marinës amerikane Paul Whelan dhe gazetarja ruso-amerikane Alsu Kurmasheva do të lirohen sipas marrëveshjes së rënë dakord nga administrata Biden, konfirmoi një zyrtar i lartë amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts