Bota Sport

Kurtua: Reali është klubi më i madh në botë, tifozët na mbështesin kudo

kurtua reali eshte klubi me i madh ne bote tifozet na mbeshtesin kudo





































Tibo Kurtua pritet të jetë sërish i padiskutueshëm te Reali i Madridit edhe në sezonin e ardhshëm. Më pak se 12 muaj më parë, portieri belg dëmtoi rëndë gjurin e tij, gjë që e pengoi atë të luante në pjesën më të madhe të sezonit.

kurtua

Megjithatë ai mundi të kthehej në fazën më të rëndësishme, pikërisht në prag të finales së Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit. Ai ishte titullar në finalen e fituar nga “Los blancos”. Ndërkohë, belgu mungoi në “Euro 2024”, duke zgjedhur të mos udhëtojë me ekipin e vendit të tij. Kjo i ka dhënë mundësi të pushojë dhe të përgatitet në mënyrën më të mirë për sezonin e ri. Ata që e kanë parë të stërvitet si në Valdebebas ashtu edhe në Çikago besojnë se ai është edhe më mirë se para dëmtimit. Në një deklaratë për “SunTimes Sports”, Kurtua ka folur për përgatitjet sezonale të Realit të Madridit në SHBA.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të shohësh se si tifozët na mbështesin në të gjithë botën. Kjo tregon pse Reali i Madridit është klubi më i madh në botë. Kudo që të shkoni, ka tifozë që ju njohin dhe ndikimi që ka tek ju si lojtar është shumë më i madh. Reali është një skuadër që respektohet kudo që shkon dhe kjo na bën që të ndihemi mirë”, deklaroi Kurtua.

Nga ana tjetër, ai foli për rëndësinë e rezultateve në miqësoret e verës. “Rezultatet e ndeshjeve miqësore në verë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Vitin e kaluar humbëm kundër Barcelonës, por përfunduam duke fituar gati gjithçka. Rëndësi ka të jemi mirë kur të luhet për pikët dhe për trofetë”, nënvizoi portieri belg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts