Bota

“Bora, kujdestarja e platformës ‘Deputeti që duam’” – Satira e Gjekmarkajt: Po gëzon famën e merituar! Je dobët i tha Majkos, ndërsa Braçen e nxori jashtë

bora kujdestarja e platformes deputeti qe duam satira e gjekmarkajt po gezon famen e merituar je dobet i tha majkos ndersa bracen e nxori jashte





































Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me nota satirike ndaj ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila në Kongresin e PS-së deklaroi se do të jetë kujdestare e platformës “Deputeti që duam”.

agron-gjekmarkaj-675x450-1 (1)

Gjekmarkaj shprehet se Muzhaqi po gëzon famën e merituar dhe tani është bërë më e heshtuar, ndërsa tregon sesi i ka vënë ‘në rresht’ deputetët socialistë.

Nga Pandeli Majko, te Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri e Erion Braçe, deputeti demokrat ironizon duke treguar sesi i janë paraqitur ministres dhe si i ka pritur ajo.

Ndër të tjera ai shkruan se “Platforma ngjan me kombinatin “Çeliku i Partisë’ në Bradashesh , punohet natë e ditë, del tym e flakë. Në vazhdim do ju mbajmë të informuar gjatë gjithë Gushtit. Na e bëni hallall se per sot kaq informacion patëm”.

Postimi i Gjekmarkajt:

Kronikë për kriteret e Bores dhe platformen që të bën deputet!

Bora tanimë po gëzon më në fund famën e merituar. Babo e ka vënë  shefe të platformes “deputeti që duam”, dhe të atyre që nuk do, të caktojë kriteret, të mbledhë video e cv, të dhëna e lajme, ëndrra e vizione, derte e brenga, psheretima e lutje, qarje e të qeshura, romuze e këngë, thagma e maksima.

Ajo është bërë më e heshtur dhe rri siç ia kërkon sëra. Majde të martën Shalsi, e cili e ka patur këshilltare ndaj është aq strategjik qerratai, i foli me mendjelehtësi e konfidencë, por ajo me të drejtë nuk i dha të njohur dhe i ndenji rëndë. Ai u zverdh e u mpak,  u bë si limon i harruar në degë.

Mamicushi Tao se do bëjë punën e Mamices ndaj mësohuni me këtë togfjalësh  hoqi dori nga e folura kur pa se ç’ndodhi, boll gjëma kam patur keto ditë mendoi. Qortimi i saj do të ishte shumë më i rëndë se degdisjet  e Babos që e ktheu të bëjë gaveten.

Çudira e lajme kontraditore po vinë nga çdo anë.

Majko paskësh bërë një video, me fustanellë veshur duke kenduar një këngë partizane “në ato maja rripa rripa , zbrit nga kali se të mbyta” madje dhe cv-në e kishte nomatisur me shkrim dore që të dukej origjinal. Bora kishte kafshuar buzën. “Je dobët i kishte thënë, kendon shkel e shko pa pathos, ke aluzione të dëmshme,  shko puno me veten dhe kënga të jetë nga aktualiteti me temë tunelin e Llogarasë”.

Mimi di Puccini e kishte ndarë në tre pjesë  regjistrimin “një pasazh nga Ferri i Dantes, një virtuozitet me qemane dhe një gatim allafrënga makaronash si dhe një prezantim të vetes jam kjo e jam ajo”.

Bora kishte humbur durimin, ja kishte kthyer mrapsht “ merr “Kurbanin,” ç’janë keto rrangalla, mos na e ço kohen dëm, jo Rilindja europiane jo gjepura me bisht, mos më bëj të të akuzoj për mosmirnjohje”. Mimia kishte replikur duke i rrefyer se me atë po punon Ciu por ajo hazerxhevap “aty ka lëndë të parë per të gjithë pa rënë në perseritje’. Kodheli kishte ikur e mpirë dhe kokëulur.

Toni kishte provuar me interpretimin e Ungjillit sipas Lukes. Këtu Bora ishte nxehur dhe me hakerrim i kishte bërë me dije  nëse do bësh prokopi analizo fjalimin e Mamices kur u bë Kryetare dhe gjej për kë e ka patur atë kafe e ujë për opoziten eja ketu ta recitosh  , dhe ik nashi”. Qielli i errej këmbet i dridheshin. Zoti nuk po e shihte.

Damua shkoi me sportivitet si pas palestre “ ja i tha kam bërë diçka të veçantë , vrap  100 meter për të demostruar , shpejtësi, ritem, qellim e cak”. Leri more dokrrat ju kthye Bora le ta shohim. Pa shkuar në gjysem e fiku. Me kaq shpejtësi djalo s’ke gjë në terezi , kaq vrapon dhe Baftua. Nuk ta mbush syrin ti.

Tezja kishte filmuar një valle libohovite, një iso me Termenë dhe një dolli me putir në një lendinë. Ishte e sigurt që kishte qelluar në shënjë por Bora e zhgenjeu. “Nuk ka pasion  , as ritem, nuk tundet dheu dhe oshetijnë zabelet, ka monotoni , shko perserite, pastaj po bini të gjithë në folklorizem”! Murretimi i Tezes u bë re.

Çuçi kishte realizuar një spot duke bërë not dhe e mbyllte me nënshkrimin në zyren e zhveshur që i la Ermua “ne lahemi në detin e Babos , perpjekja ka rëndesi jo komoditeti”. Këtu Bora u vu në mendime. Do ta shoh prapë më vonë i tha kij besim.

Anila Denaj e kishte çuar kameren në një vathë me dhen dhe ajo e ulur në shtrungë i milte, një nga një, qumshtin e kullonte, e zinte djath,  e bënte  kos e gjizë, gjalp e  ajkë ! Herë pas herë blegerinte vete që gjëja e gjallë ti afrohej natyrshem”. Këtë bukolizem e thjeshtësi Bora e vlersoi me plus.

Klosi ishte veshur si bari me brucë të zezë kraheve , me qeleshe dhe një kerrabë rrethuar me dele në një monopat ku I binte fyellit . Në vend të cv-së shkruante kjo na pret nëse Babo na vë vizen. Edhe këtë Bora e mori seriozisht.

Braçja po zinte bretkosa në Divjakë dhe poshte tek cv shenojë këtë fat kemi dhe ne në pjaten  e Babos dhe rrjeten e Bores. Bora e mori si provokim dhe e nxorri jashtë. Ça ke mi , ça ke mi degjohej ankimi i Erit.

Ismet Beqiri i cili në fillim e kishte marrë me neglizhencë por nurseslleku i Bores e kishte ndihmuar shumë për reflektim. Ai kishte rjepur një cjap varur në një frasher dhe tek letra e rekomandimit  zoografiste më mirë të na rjepë Babo me doren e vet sesa të bëhemi si Ditmiri.

Kjo thjeshtësi njerzore e preku Boren madje i bëri dhe një kafe.

Dilos perseri nuk i shkoi mbarë! Nuk me pelqen ti i tha , je shumë i kuq në fytyrë, shko abronxohu pastaj shohim e bëjmë.

Çyrbes po ashtu , kaq ezmer ske ku shkon, ik zbardhu. Po ti shiko performacen i tha Jurgysi me zë të mekur . Ajo jo jo fshati që duket nuk do kallauz.

Bujari i Lushnjes  kishte imituar Tahir Baçoven duke zbutur një arushë teksa Blerina  i binte dajres. Ata ndanin mendimin se çdo urdher i Babos duhet pritur me ritmin e arushes.

Arben Pellumbi i bindur që pas prezantimit që i bëri ‘Kronika’ heren tjeter do e gjente deren hapur tek Bora shkoi atje duke vershellyer. Jam Arben Pellumbi i tha , qofsh shendosh ja kthen, ku e kam degjuar këtë emer? Arbeni u pre pak në fytyrë po se dha veten, jam djali i Servet Pellumbit i tha…. ! A poooo i tha Bora e njoh ka qënë futbollist i kombetares, sulmues, ti do jesh bërë portier , kemi nevojë per njerez që na mbrojnë porten …eja!

Etilda nuk e ka dorezuar ënde por mendonte të shfaqej në një punishte bletesh , me devizen në jemi bletet punetore  në kosheren e Babos mjaltin e ha populli !

Platforma ngjan me kombinatin “Çeliku i Partisë’ në Bradashesh , punohet natë e ditë, del tym e flakë. Në vazhdim do ju mbajmë të informuar gjatë gjithë Gushtit. Na e bëni hallall se per sot kaq informacion patem.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts