Barcelona nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Ferran Torres në verë. Kështu ka shkruar sot gazeta Mundo Deportivo, sipas së cilës anësori ofensiv spanjoll do të qëndrojë te katalanasit, pa marrë parasysh ofertave të merkatos. Ditët e fundit, pikërisht në këtë aks, portali Fichajes.net lakoi emrin e Interit, skuadër e interesuar për të firmosur me sulmuesin, për të kompletuar repartin e avancuar të skuadrës së Inzaghit.
Thashethemet për largimin e Ferran Torres janë të vazhdueshme dhe janë shtuar shumë së fundmi. Interi synon që të rinovojë sulmin dhe po vlerëson seriozisht profilin e futbollistit blaugrana. Çmimi i kartonit të ish-lojtarit të Valencias shkon rreth 30 milionë euro.
Në këtë edicion, ai ka luajtur 21 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë. Për të, ky është sezoni i 3-të me fanellën e kësaj skuadre.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co