Zhgënjimi i madh në Lojërat Olimpike, eleminohet numri një i botës, një kineze mund Swiatek

zhgenjimi i madh ne lojerat olimpike eleminohet numri nje i botes nje kineze mund swiatek
zhgenjimi i madh ne lojerat olimpike eleminohet numri nje i botes nje kineze mund swiatek

Merr fund seria e fitoreve prej 25 ndeshjesh radhazi. Polakja Iga Seiatek mbyll këtu rrugëtimin në Lojërat Olimpike, pasi u mund në gjysmëfinale nga kinezja Qinwen Zheng. Tenistja Zheng triumfoi 6-2 7-5, në një sfidë mjaft emocionuese.

Numri një i botës, Swiatek mposhtet kështu për herë të parë që nga viti 2021, ndërsa zhgënjimin nuk e ka fshehur dot as në intervistën e dhënë sot pasdite. Ajo ishte favoritja kryesore për të marrë medaljen e artë olimpike në pesë titujt e saj Grand Slam.

Në krahun tjetër, 21-vjeçarja Zheng, humbi në finalen e Australian Open në fillim të këtij viti dhe tani ka një mundësi për të fituar titullin më të madh të karrierës së saj. Numri shtatë i botës do të luajë me Donna Vekic të Kroacisë ose Anna Karolina Schmiedlova të Sllovakisë në ndeshjen e së shtunës për medaljen e artë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →