Shqiperia

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, ndërron jetë

video aksident i rende ne aksin levan tepelene shoferi humb kontrollin e makines dhe del nga rruga nderron jete
video aksident i rende ne aksin levan tepelene shoferi humb kontrollin e makines dhe del nga rruga nderron jete

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj

[embedded content]

Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës.

Sakaq raportohet se në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts