ZYRTARE/ Murataj konfirmon “divorcin” me Partizanin: Ja 3 personat që nuk do t’i harroj kurrë

zyrtare murataj konfirmon divorcin me partizanin ja 3 personat qe nuk do ti harroj kurre




































Ish-kapiteni Valentino Murataj ka konfirmuar “divorcin” me Partizanin, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Pas një aventure 3 vite e gjysmë, klubi i kuq dhe mesfushori kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. 

murataj

27-vjeçari tregon dashurinë për “Demat”, teksa falenderon edhe presidentin Demi, Olsi Ramën dhe trajnerin e tij të parë te Partizani, Ilir Dajën. Në listën e falenderimeve mungon trajneri aktual Shehi.  

Pas largimit nga Partizani, Murataj ka vendosur të transferohet në Kategorinë e Parë. Mesfushori do të firmosë me Flamurtarin një kontratë 2-vjeçare në ditët në vijim.  

POSTIMI I VALENTINO MURATAJT NË “FACEBOOK”: 

Miq te dashur , me kete postim dua te ju njoftoj qe nuk do te jem me pjese e @fkpartizani ..Faleminderit  per gjithcka familja e kuqe , per emcionet e medha qe kam perjetuar te mira dhe te keqija per fitimin e titullit per superkupen per finalet ne europ per gjithcka ..Ka qen nje enderr qe ne femijeri ta vishja kete fanell e realizova dhe jam shume krenar per kto 4 vite … Nuk do ta harroj kurr presidentin Demi drejtorin Rama dhe tranjerin tim te pare Ilir Daja qe me beri pjese e kti klubi kaq te madh .. @ultrasguerrils0809 Ju falenderoj nga zemra per gjithcka jeni bukuria e atij klubi aq te madh.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →