Murati komenton bashkimin midis grupeve Bardhi-Berisha: Në Parlament, ishin  të unifikuar, jashtë tij kanë qëndrime të ndryshme

murati komenton bashkimin midis grupeve bardhi berisha ne parlament ishin te unifikuar jashte tij kane qendrime te ndryshme
murati komenton bashkimin midis grupeve bardhi berisha ne parlament ishin te unifikuar jashte tij kane qendrime te ndryshme

Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murati i ftuar në studion e News 24, komentoi mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili u zhvillua për herë të parë në selinë e kësaj partie brenda dy grupimeve më të mëdha të PD.

“Z.Bardhi ka qenë mjaft aktiv gjatë kësaj legjislature por kur shkon drejt zgjedhjeve parlamentare duhet të shkosh me një formacion të mirëfilltë politikë. Ishte e pritshme, që z, Bardhi të merrte një vendim bashkë me deputetët pranë tij. Ose të krijonin një formacion të ri politik të baraslarguar nga Berisha dhe Basha, ose duhet të atashoheshin në njërin prej dy grupeve që karriera e tyre polikë të vazhdojë pas vitit 2025.

Ishte e pritshme! Aksioni politik në Parlament ishte i unifikuar. Qëndrimet e tyre të ndryshme vihen re përtej Parlamentit. Nëse marrëdhënie me Parlamentin është e njëjtë, për sa i përket disa çështjeve të tjera të rëndësishme, Berisha dhe Bardhi kanë qëndrime të ndryshme. Nëse flasim për raportin për drejtësinë e re, qëndrimi i Berishës dhe i Bardhit. Nëse flasim për raportin e SHBA, tjetër gjë është raporti i Berishës dhe tjetër i Bardhit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →