Lojërat Olimpike “Paris 2024”/ Konini kërkon lavdinë në 25 metra pistoletë, Burraj nesër në sprint

lojerat olimpike paris 2024 konini kerkon lavdine ne 25 metra pistolete burraj neser ne sprint





































Në Lojërat Olimpike “Paris 2024” po merr pjesë edhe Shqipëria, teksa ekipi olimpik kuqezi përbëhet me tetë sportistë, nga të cilët katër janë me ftesë, ndërsa katër janë kualifikuar në bazë të rezultateve të shkëlqyera ndërkombëtare.

gffdh

Deri më tani Shqipëria ka konkurruar në Francë vetëm me sportistët që kanë shkuar me ftesa dhe rrjedhimisht edhe rezultatet kanë qenë të dobëta. Garat i hapi qitësja Manjola Konini në disiplinën 10 metra pistoletë me ajër, duke u renditur në vend të 43-të mes 44 konkurrenteve.

Më pas ishte radha e notares 16 vjeçare Kaltra Meça, e cila e mbylli në vend të 27 mes 30 garueseve në bateritë kualifikuese të 200 metrave stil i lirë. Notari tjetër kuqezi, Grisi Koxhaku, u rendit në vend të 62-të mes 79 konkurrentëve në kualifikueset e 100 metrave stil i lirë. Sot do të jetë radha sërish për qitësen Manjola Konini, këtë herë në disiplinën 25 metra pistoletë. Në orën 9:00 Konini do të nisë garën e precizonit dhe në orën 12:00 atë në rapid.

Ftesat e Shqipërisë në “Paris 2024” do të mbyllen nesër me atletin Franko Burraj. Rekordmeni shkodran do ta nisë nga paraeleminiatoret e disiplinës së 100 metrave. Më tej ekipi olimpik i Shqipërisë do të vijojë përfaqësimet me katër sportistët e kualifikuar me normë, ku dhe janë pritshmëritë më të mëdha.

Atletja Luiza Gega do ta ketë garën kualifikuese në 3000 m/p më datë 4 gusht. Ndërsa në datat 8, 9 dhe 10 gusht do të jetë radha për mundësit Zelimkhan Abakarov, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, sportistët me të cilët synohet zona e medaljeve, e cila do të ishte historike për Shqipërinë.jjPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →