2 person atë dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh kanë përfunduar në pranga nga policia e Fierit.
Sipas komunikatës zyrtare ka rënë në pranga Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier.
Rezulton se është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë që shtetasi tjetër Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Tashmë materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/Vijon megaoperacioni mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Të dënuar nga Gjykata e Apelit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ka kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim nga DVP Fier, konkretisht:
-Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co