Shqiperia

Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet 37-vjeçari

ne kerkim nderkombetar si pjese e nje grupi kriminal ne itali arrestohet 37 vjecari
ne kerkim nderkombetar si pjese e nje grupi kriminal ne itali arrestohet 37 vjecari

Arrestohet një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal në Itali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Erlin Memën.

NJOFTIMI I POLICISE
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë. Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës.

Kapet në Durrës dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes në banesa. Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M., 37 vjeç.

Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts