Fier/ Shpallen në kërkim 3 persona, rrahën me grushte kamerierin e lokalit

fier shpallen ne kerkim 3 persona rrahen me grushte kamerierin e lokalit
fier shpallen ne kerkim 3 persona rrahen me grushte kamerierin e lokalit

Policia në Fier ka shpallur në kërkim tre persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kamerierit të një lokali.

“Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasit A. K., 53 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte kamerierin e lokalit të tyre, për motive të dobëta”, njofton policia.

Po ashtu, një 51-vjeçar në Divjakë ka kallëzuar në polici se i kanë vjedhur makinën.

“Në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co