Forcave të policisë u është kërkuar të rrisin patrullimet jashtë xhamive dhe strehave të azilkërkuesve mes planeve për të paktën 19 tubime të ekstremit të djathtë në të gjithë Anglinë në ditët në vijim.
Bëhet e ditur se demonstratat e dhunshme janë përhapur nga Southport në Londër, Hartlepool, Manchester dhe Aldershot, pas sulmit me thikë që la të vdekur tre fëmijë.
Udhëheqësit e komunitetit thanë se ata kishin gjithnjë e më shumë frikë nga trazirat e mëtejshme pasi xhamitë dhe strehat e azilkërkuesve u vunë në shënjestër të turmave.
Trazirat filluan pasi dezinformatat qarkulluan gjerësisht në internet për identitetin dhe motivet e të dyshuarit për vrasjet në Southport, i cili edhe pse nuk u identifikua nga mediat, së fundmi u emërua si 17-vjeçari Axel Rudakubana.
Rudakubana, do të paraqitet në gjykatë në tetor, i akuzuar për vrasjen e Alice Dasilva Aguiar, nëntë vjeç, Elsie Dot Stancombe, shtatë vjeç dhe Bebe King, gjashtë vjeç dhe tentativë për të vrarë 10 të tjerë.
Edhe pse dihet pak për bindjet apo motivin e sulmit, turmat protestuese sulmuan xhamitë në Southport dhe Hartlepool mes thashethemeve të pabaza në internet se i dyshuari ishte mysliman, shkruan the Guardian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co