Shqiperia

Nga armiqësia me Ervis Martinajn, lidhja me ish-missin, te lufta e përgjakshme me grupet rivale/ Kush është kreu i ‘’Klanit Duka’’ që ekstradohet sot nga Belgjika

nga armiqesia me ervis martinajn lidhja me ish missin te lufta e pergjakshme me grupet rivale kush eshte kreu i klanit duka qe ekstradohet sot nga belgjika
nga armiqesia me ervis martinajn lidhja me ish missin te lufta e pergjakshme me grupet rivale kush eshte kreu i klanit duka qe ekstradohet sot nga belgjika

Leonad Duka ekstradohet nga Belgjika drejt Shqipërisë, ku do të përballet me një ‘’lumë’’ akuzash për të cilin drejtësia shqiptare e kishte shpallur në kërkim dhe i cilësuar si një nga njerëzit më të kërkuar.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që frekuentonte.

I njohur për armiqësinë me Ervis Martinajn, Leonard Duka njihet dhe si udhëheqës i grupit kriminal me emrin ‘’Klani Duka’’ por që famën dhe vëmendjen më të madhe e mori teksa u përfol për marrëdhënien e tij me ish misin, Trejsi Sejdini, marrëdhënie të cilën ata u munduan ta mbajnë sa më larg vëmendjes.

Emri i tij është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë, i arrestuar arrestuar për herë të fundit në vitin 2019 nga një operacion për luftën kundër trafikut të drogës.

Teksa ka qenë në kërkim edhe për një atentat të dështuar më parë.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri dhe njeri me influencë jo vetëm në botën e krimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, mes të cilëve është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Por edhe vet Duka shpesh herë ka qenë objektiv eliminimi, teksa u ka shpëtuar disa atentateve i ndihmuar edhe nga lëvizjet e informacionet që merrte brenda strukturës së policisë.

Goditja e tij më e fortë që mundi të bënte ishte eliminimi i ish policit Santiago Malkos, i njohur dhe si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të rivalit të tij, Ervis Martinajt.

Më tej ai është përfolur edhe si i përfshirë më atentatin ndaj Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës, por në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi, persona që janë sulmuar dhe eliminuar.

Duka u arrestua në Belgjikë më 18 maj 2024 pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza 2′ ku nga zbardhja e biseda në Sky ECC u zbuluan disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje dosjet e të cilave kishin zënë pluhur në vite.

38 vjeçari, Leonard Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal./B.S/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts