Në rrjet qarkulloi disa ditë më parë një video ku pretendohej se Vangjel Tavo kishte deklaruar që në Himarë do ndalohej të flitej greqisht. Kandidati për kryebashkiak në Himarë, u është përgjigjur kritikëve në lidhje me gjuhën greke.
Tavo është shprehur se janë përpjekur për të krijuar tymnajë, por nuk ia kanë dalë, ndërsa theksoi se Himara është e himarjotëve dhe se historia e atyre që e kanë për interesa të ngushta politike dhe private, ka mbaruar.
Ai thekson se qytetarëve i flet dhe përgjigjet në rrugë në gjuhën që ata duan greqisht, shqip apo edhe anglisht.
“Edhe ata që janë përpjekur herë pas here këtu, të gjejnë shesh për të bërë përshesh, nuk do të kenë më terren në Himarë. Mbaroi historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për interes atë ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve, dhe këtu nuk ka lidhje as gjuha që përdoret. Unë në rrugë u flas njerëzve, kush do greqisht, greqisht, kush do shqip, shqip, kush do anglisht, anglisht. Janë përpjekur të për krijuar tymnajë kundër nesh, por u ra dhe kjo”, tha Tavo.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kandidati socialist për kryetar bashkie, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorët e Himarës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co