Bota

Armik i betuar i Ervis Martinajt, momenti kur Leonard Duka ekstradohet në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

armik i betuar i ervis martinajt momenti kur leonard duka ekstradohet ne shqiperi nen masa te rrepta sigurie video
armik i betuar i ervis martinajt momenti kur leonard duka ekstradohet ne shqiperi nen masa te rrepta sigurie video





































Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri, të shumëkërkuarit të drejtësisë Leonard Duka.

Gjithashtu dyshohet se ka planifikuar dhe vrasjen e Ervis Martinajt, ky i fundit i zhdukur prej dy vitesh.

Kujtojmë që Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat. Duka është arrestuar në vitin 2019-n në kuadër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksesshëm.

LEXO EDHE: Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, armiku i Ervis Martinaj! Dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos

Njoftimi:

Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D.

Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.

Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts