Bota Sport

Ibrahimoviç flet për firmën e të birit me Milanin: Mendon se është më i mirë se unë, por nuk është e thjeshtë të mbash mbiemrin tim

ibrahimovic flet per firmen e te birit me milanin mendon se eshte me i mire se une por nuk eshte e thjeshte te mbash mbiemrin tim





































Zlatan Ibrahimoviç ka folur nga SHBA në një intervistë të gjatë për “ESPN”, teksa është ndalur mbi tema të ndryshme të Milanit, punës së tij në klubin kuqezi e mënyrën se si sheh tashmë futbollin nga jashtë. Por ish-sulmuesi është ndalur edhe te risia e madhe e këtij sezoni, firma e djalit të tij Maksimilian si pjesë e klubit kuqezi.

ibrahimovic

Kjo firmë ka sjellë shumë polemika pasi pakkush mendon se ai ka mbërritur aty falë aftësive. Diçka që babai i tij e hedh poshtë.

“Si baba jam krenar dhe shumë i lumtur. Ai ka shumë punë për të bërë. Nuk është e lehtë për të të mbajë mbiemrin tim. Por për momentin ka pasur një mentalitet të fortë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj do të vendosë fati, nëse do të ndodhë, do të ndodhë.

Ai po punon shumë, beson shumë dhe dëshiron të shkruajë historinë. Dhe sipas tij, është që tani më i mirë se unë”, tha ai duke qeshur. “Unë jam këtu për ta shtyrë dhe për ta ndihmuar por jo duke qenë shumë mbrojtës, në fund të fundit gjithçka varet nga ai. Pritshmëri? Jo, jam thjesht i lumtur për të”, tha Ibra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts