Shqiperia

Protesta në Thumanë-Kashar, Andia Ulliri: Balluku dhe ARRSH mashtruan, projekti fillestar kishte 4 nyje

protesta ne thumane kashar andia ulliri balluku dhe arrsh mashtruan projekti fillestar kishte 4 nyje
protesta ne thumane kashar andia ulliri balluku dhe arrsh mashtruan projekti fillestar kishte 4 nyje

Deputetja e PD-së, Andia Ulliri, e cila i është bashkuar protestës së sotme në aksin Thumanë-Kashar, tha se ka kohë që pritet një përgjigje nga institucionet lidhur me kërkesat e banorëve.

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, Ulliri tha se projekti parashikonte 4 nyje, por ato nuk janë.

“Ku janë 4 nyjet që parashikoheshin në projekt? Asnjë nyje nuk ka. Atëherë ku janë? ARRSH dhe ministrja Belinda Balluku duhet të na kthejë përgjigje, vetëm heshtje. Këta banorë që protestojnë janë në të drejtat e tyre.

[embedded content]

Çfarë do të ndodhë sikur të bllokohen rrugët?

Këtyre banorëve nuk u jepet akses në autostradë, është një zonë që ka 80-85 mijë banorë që preken nga mungesa e këtyre nyjeve”, tha deputetja e PD-së.

Ajo i është bashkuar protestuesve në këtë aksion, ndërsa është ulur bashkë me qindra banorë në rrugë, duke paralizuar totalisht qarkullimin e mjeteve.

Sipas gazetarit, Osman Stafa protestuesit kanë bllokuar lëvizjen në të dy anët e rrugës, ndërsa policia ka përdorur edhe spray kundër protestuesve. Banorët janë të vendosur në kërkesat e tyre, ndërsa në të dyja kahet e rrugës është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts