Bota

Amerikanët e liruar në shkëmbimin historik të të burgosurve rikthehen në Shtetet e Bashkuara

amerikanet e liruar ne shkembimin historik te te burgosurve rikthehen ne shtetet e bashkuara





































Tre amerikanë të burgosur padrejtësisht në Rusi, u rikthyen në tokën amerikane të enjten vonë.

amerikane

Ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarët Alsu Kurmasheva e Evan Gershkovich u liruan nga burgjet ruse pas një marrëveshjeje historike mes Uashingtonit dhe Moskës për shkëmbimin e të burgosurve.

Marrëveshja mundësoi lirimin e 16 të burgosurve politikë në këmbim të tetë individëve që u kërkuan nga Kremlini.

Një moment i shumëpritur. Tre amerikanët e liruar të enjten nga burgjet ruse, mbërritën në bazën ushtarake “Andrews” pranë Uashingtonit.

Në pistë të rikthyerit u pritën nga Presidenti amerikan Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe familjarët e tyre.

Korrespondenti i gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, redaktorja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan u liruan falë një marrëveshjeje historike me angazhimin e disa aleatëve, për lirimin e 16 të burgosurve politikë që po mbaheshin në Rusi. Çmimi i tyre: tetë individë që Kremlini kishte kërkuar të ktheheshin.

Ish-marisni Whelan është amerikani që ka qëndruar më gjatë në burgjet ruse. I arrestuar në Moskë në vitin 2018, veterani po vuante një denim prej 16 vitesh burg. Ai dhe Shtetet e Bashkuara kanë mohuar akuzat për spiunazh kundër tij.

Zoti Whelan u tha gazetarëve se nuk po i besohej që më në fund po kthehej në shtëpi.

“Duke zbritur nga avioni, pashë presidentin, nënpresidenten… ishte një rikthim i mirë në shtëpi. Mezi pres të takoj familjen time, të marrë vetën nga pesë vite, shtatë muaj e pesë ditë absolutisht të pakuptimta nga qeveria ruse”, tha ish-marinsi amerikan.

Presidenti amerikan Joe Biden e përshëndeti marrëveshjen e cila tha se është rezultat i “diplomacisë dhe miqësisë”, ndërsa vlerësoi aleatët e Uashingtonit për siç u shpreh ai “vendimet e tyre të guximshme”.

“Shumë vende ndihmuan për ta arritur këtë. Ato bashkëpunuan në negociata të vështira me kërkesën time dhe unë personalisht i falënderoj të gjithë”, tha Presidenti Biden në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga familjarët e amerikanëve të liruar.

Redaksia e gazetës Wall Street Journal e priti me duartrokitje dhe brohoritje lajmin për lirimin e korrespondentit nga Moska Gershkovich, i cili qëndroi gati 500 ditë në burgjet ruse.

“Njeriu nuk e kupton ngarkesën deri pas lirimit të tij, sikur e ndjen çlirimin. Tani njerëzit e kuptojnë se sa të ngarkuar dhe të mërzitur ishin”, thotë Jason Conti, avokat i kompanisë Dow Jones e cila menaxhon gazetën Wall Street Journal.

Përjetime të ngjashme edhe në redaksinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë pas lirimit të gazetares Kurmasheva. Bashkëshorti i saj, i cili punon në këtë agjenci, foli për kalvarin e vuajtjeve të familjes.

“Për momentin jemi të mbingarkuar me emocione. Po mundohemi të mbledhim veten pas gjithë asaj që ndodhi sot. Ishim në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë pranë Presidentit Biden dhe dëgjuam zërin e Alsusë. Ishte diçka e veçantë. Por ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për ne”, tha ai.

Zonja Kurmasheva qëndroi në burgjet ruse për 10 muaj. Rusia e ka shpallur Radion Evropa e Lirë si “agjentë të huaj” dhe “të padëshiruar”.

“Është shumë rrezik për shumë gazetarë që punësojmë. Ata janë në vijën e parë duke rrezikuar jetën vazhdimisht”, thotë Diane Zeleny, shefe e zyrës për punë të jashtme në Radion Evropa e Lirë.

Analistët thonë se duke vënë në shënjestër kritikët dhe mediat, Moska po i pamundëson publikut rus qasjen tek burimet e pakta të lajmeve të pavarura.

Perëndimi liroi tetë individë të kërkuar nga Rusia. Në krye të listës së Moskës është Vadim Krasinov, një kolonel i shërbimit rus të sigurisë ‘FSB’, që po vuante një denim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e një disidenti në mërgim në një park në Berlin.

Qeveria gjermane tha se lirimi i tij nuk ishte një vendim i lehtë. Të burgosur tjerë rusë të liruar në shkëmbim ishin edhe Romand Seleznev, i dënuar në Shtetet e Bashkuara për krime kibernetike dhe familja ruse Dultsevs e shpallur fajtore nga një gjykatë sllovene mbi akuzat se ishin prezantuar si argjentinas me qëllime spiunazhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts