Juventusi bëhet me krahë, Niko Gonzales pranon të vishet bardhezi

juventusi behet me krahe niko gonzales pranon te vishet bardhezi





































Emri i ri për repartin e sulmit të Juventusit për sezonin e ardhshëm është ai i Niko Gonzalesit. Ditën e djeshme ka pasur një bisedë mes lojtarit dhe klubit bardhezi, i cili është i hapur për të provuar një aventurë të re dhe të pranojë destinacionin Torino.

sdffdsfdsfsdfsdfdssfdfsdfsd

Por argjentinasi do të jetë një opsion real vetëm atëherë në rast se Juventusi nuk do të arrijë akordin për Karim Adejemin, i cili është i pari në listën e dëshirave të Juventusit ose për Galenon. Pra, Niko është i treti në radhë dhe duhet që të dështojnë 2 emrat e parë në mënyrë që të “përqafojë” ai Tiago Motën. Argjentinasi në sezonin e kaluar arriti që të realizonte 12 gola me fanellën e Fiorentinës. Për të ka shfaqur interes të fortë edhe skuadra e Atalantës, që në fakt duhet të largojë dikë nga ekipi për t’i bërë vend Niko Gonzalesit.

STRATEGJIA- Xhuntoli është duke menduar edhe strategjinë për të mbërritur tek Niko Gonzales. Në mënyrë që të ulë sa më shumë pretendimet ekonomike të Fiorentinës mund të përfshijë në tratativë edhe kartonin e mesfushorit Ueston MeKeni. Amerikani prej kohësh është nën vëzhgim nga Fiorentina dhe mund të futet në këtë marrëveshje në rast se drejtuesit e Juventusit do të “telefonojnë” drejtuesit violë.

Për Adejemin, Borusia e Dortmundit nuk bën ulje për momentin, pavarësisht se lojtari ka dhënë miratimin për transferimin te “Zonja”. E njëjta histori vlen edhe për Galenon që është i lidhur me skuadrën e Portos dhe ka një klauzolë të lartë. Për këtë arsye, ka dalë në skenë Niko Gonzales që pëlqehet shumë nga trajnjeri Tiago Mota.

Falë shitjeve të Sulesë dhe Huijsen, tani Xhuntoli është i gatshëm për të bërë lëvizjet në hyrje. Dhe Juventusi është në pritje që të bëhet me krahë pasi ditët po kalojnë dhe trajneri Mota kërkon që të ketë në dispozicion ekipin në mënyrë që ta zbresë në fushën e lojës për javën e parë të Serisë A.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co