Janë zbardhur diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ditën e sotme, ku një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit.
Gazetari Osman Stafa zbuloi për BalkanWeb se deputeti Flamur Noka është shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.
“Mbledhja vetëm një pike : aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi nje shembull referimi kur punojme bashke dhe organizohemi sic eshte protesta e 7 Korrikut. Te percjellim mesazhet edhe ne rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave. Bashkimi ka dhene mesazh tek demokratet. Kemi vetem 8 dite para protestes. Me te gjithe deputetet takime ne qendrat e degeve”, tha Noka.
Nga ana tjetër Myslim Murrizi është shprehur: Me 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë???
Më tej Edi Paloka ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim do të jenë në bazë. “Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co