Bota Sport

E BUJSHME/ Zbulohen prapaskenat, Interi prenoton Kiezën nëse… nuk rinovon

e bujshme zbulohen prapaskenat interi prenoton kiezen nese nuk rinovon




































E tashmja dhe e ardhmja e Federiko Kiezës janë një rebus i vërtetë. Sulmuesi anësor i Juventusit nuk është në planet e trajnerit të ri Tiago Mota dhe kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2025. Trataviat e rinovimit për momentin kanë ngecur dhe është Juventusi që ka interes ta shesë lojtarin në mënyrë që të monetizojë diçka dhe të mos e humbasë si lojtar me kosto zero.

kieza 1

Megjithatë, ky opsion është gjithmonë e më shumë konkret. Në horizont, siç shkruan “calciomercato” për momentin është Interi. Por në skuadrën e Simone Inzagit nuk ka vend për anësorin e Juventusit dhe nuk është bërë asnjë hap konkret apo zyrtar. Por diçka ka lëvizur për të ardhmen, ku i duhet se çfarë do të ndodhë. Ky është mesazhi që ka shkuar në veshët e lojtarit italian.

Në rast se Kieza do të vendosë që të shkojë në skadencë kontrate me Juventusin dhe pastaj do të ndryshojë ambient si lojtar i lirë, Interi do ta priste krahëhapur. Bepe Marota do t’i ofronte një kontratë të majme në të njëjtën linjë me futbollistët e rëndësishëm që ka në skuadër.

Kieza nuk ka shkëlqyer kurrë dhe ka pasur dëmtime të shumta me fanellën bardhezi, gjë që ka bërë të dalë jashtë planeve të Tiago Motës. Ky i fundit kërkon një lojtar që i jep garanci për të ardhmen dhe që mund të përballojë shumë ndeshje në një sezon të ngjeshur. Zikaltrit po vëzhgojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts