Incidenti me presidenten Osmani/ Qeveria maqedonase shpreh keqardhje, paralajmëron masa…

incidenti me presidenten osmani qeveria maqedonase shpreh keqardhje paralajmeron masa





































Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka shprehur keqardhje për incidentin e djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, situatën të cilën ai e quajti keqkuptim.

OSMANI

Në reagimin e MPJ-së maqedonase thuhet se janë kërkuar informacione nga të gjitha institucionet kompetente në lidhje me ngjarjen e djeshme, teksa shtoi se pas analizave të duhura do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.

Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentit të Republikës së Kosovës N.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup’, thuhet në njoftim.

Ndrësa është bërë e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme të shmangen situata të tilla.

“Vërejmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pas një analize adekuate të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen:, thuhet tutje në njoftim/

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co