Bota Kuriozitete

Pamjet e rënda/ “Të q* …”- I gjakosur dhe me rroba të shqyera, momenti kur personazhi i TikTok goditet me grushte nga Noizy dhe grupi i tij brenda klubit të natës

pamjet e renda te q i gjakosur dhe me rroba te shqyera momenti kur personazhi i tiktok goditet me grushte nga noizy dhe grupi i tij brenda klubit te nates





































Personazhi i TikTok, Medi Iseni ka publikuar pamjet e momentit kur është dhunuar brutalisht nga Noizy dhe grupi i tij brenda ambienteve të një klubi nate në Pejë.

3a

Medi Iseni shihet i gjakosur dhe me rroba të shqyera ndërkohë që gushtrohet nga dhjetëra persona.

“Të q* motrën, o k*r”, dëgjohen ofendimet në videon, teksa personazhi i TikTok dhunohet.

SHIKONI VIDEON DUKE KLIKUAR KETU

Ai shkuan në video se pamjet janë filmuar nga reperi i njohur Stresi, sipas të cilit, e ka nxjerrë pabesisht në pritë tek Noizy.

44w

“10 veta, kjo është pabesia”, shkuan ai, teksa shtoi se: “Ky është Arkimend Lushaj, edhe video më ka bërë”.

Medi Iseni u dhunua me doreza hekuri nga Noizy dhe 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Sipas medias së Kosovës, Sinjali, Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok ka reaguar në një postim në InstaStory ku ka hedhur akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

Ai ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera në WhatssApp me Stresin, ku reperi i del garant se do të rregullojë raportin e tij me Noizy, duke e ftuar në backstage të klubit të natës në Pejë.

Por, sipas Medi Isenit, ky ishte një kurth pasi në momentin që u fut brenda së bashku me dy shokë të tij, Noizy dhe grupi i tij prej 7 personash ishin duke e pritur me armë.

“E vertet osht mkan pre ne bes, ja biseda shine vet…!!!! isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta te pregaditur me arm”, shkruan Medi Iseni.
05abb1fc-2832-4ffa-9544-3994718b4771 (1)

Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”
2800a819-b6fe-40b6-9bed-4fd17664c343

Sipas Sinjali, Noizy dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës.

Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se u dërguan në spital ku morën ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi pas ngjarjes deklaroi se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts