Klubi shqiptari i Gostivarit, që militon në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është duke u përgatitur për sezonin e ri, teksa ditën e fundit ka konfirmuar një goditje “big” në merkato. Bëhet fjalë për futbollistin maroken, Nabil Dirar. 38-vjeçari ka një CV tepër të pasur, ndërkohë që vlera e tij e kartonit kur ishte pjesë e Monakos në Francë, ishte 5 milionë euro.
Ai gjithashtu ka arritur të fitojë titullin kampion me Monakon në sezonin 2017/2018, si dhe titullin kampion në Belgjikë, me Klub Bryzh në sezonin 2020/2021.
Në nivel klubi, ai ishte edhe pjesë e Fenerbahçes. Klubi i tij i fundit këtë vit ishte Schiflange 95 nga Luksemburgu. Për kombëtaren marokene nga viti 2008 deri në vitin 2019, ai bëri 46 paraqitje dhe shënoi tre gola.
Padyshim që momentin më të mirë të karrierës Dirar e pati gjatë kohës që ishte pjesë e Monakos, ku u aktivizua 125 ndeshje dhe arriti të shënonte 12 gola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co